Nga Europa tek ëndrra titull, Elbasani beson te Dinamo dhe kërkon mbylljen perfekte me premio

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2026 | 10:07

Nga Europa tek ëndrra titull, Elbasani beson te Dinamo dhe kërkon mbylljen perfekte me premio

Tek Elbasani kanë nisur orët e fundit të pritjes për sfi dën më të rëndësishme të sezonit ndaj Vllaznisë. Një duel që praktikisht vlen sa i gjithë kampionati për verdheblutë, të cilët do të zbresin në fushë me objektivin e vetëm: fitoren.

FOTO: LSA

FOTO: LSA

Pas suksesit shumë të rëndësishëm ndaj Dinamos, në kampin elbasanas është rikthyer bindja se titulli kampion mund të mbetet ende i hapur deri në sekondat e fundit të sezonit. Megjithatë, ekziston qartësisht ideja se skuadra duhet fi llimisht të bëjë detyrën e saj ndaj Vllaznisë dhe vetëm më pas të shohë çfarë do të ndodhë në duelin tjetër mes Egnatias dhe Dinamos.

SYNOHET VETËM FITORJA – Në Elbasan askush nuk dëshiron që skuadra të mbetet me “pengje” në fund të sezonit. Verdheblutë duan të marrin patjetër tri pikët ndaj Vllaznisë, në mënyrë që të mos ndihen të penduar në rast se Egnatia gabon në kahun tjetër. Në ambientin e klubit ekziston bindja se skuadra duhet të japë maksimumin dhe ta mbyllë kampionatin me fitore, pavarësisht se si do të mbyllet gara për titullin.

Një sukses ndaj shkodranëve do t’i siguronte të paktën vendin e dytë dhe statusin e nënkampionit, një arritje shumë e madhe për një ekip që vetëm pak vite më parë ndodhej larg elitës së futbollit shqiptar. Për këtë arsye, gjatë gjithë javës fokusi ka qenë vetëm te ndeshja me Vllazninë dhe jo te kalkulimet për atë që mund të ndodhë në sfi dën tjetër. Fitorja ndaj Dinamos ka ndryshuar ndjeshëm atmosferën në skuadër. Pas humbjes me Egnatian, verdheblutë kishin kaluar një moment delikat psikologjik, por reagimi në ndeshjen e fundit ka rikthyer moralin dhe besimin te grupi. Në klub vlerësojnë sidomos paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë ndaj Dinamos, ku Elbasani zhvilloi një nga 45 minutat më bindëse të javëve të fundit. Pikërisht kjo performancë ka bërë që stafi teknik të mos mendojë për ndryshime të mëdha në formacion.

PREMIO 100 MILIONË – Përveç objektivave sportive dhe ëndrrës për rikthimin e titullit kampion pas 20 vitesh, tek Elbasani ekziston edhe një motivim ekstra në prag të sfi dës vendimtare ndaj Vllaznisë. Presidenca verdheblu ka vendosur në dispozicion të skuadrës një premio prej 100 milionë lekësh të vjetra në rast se Elbasani arrin të shpallet kampion i Shqipërisë. Një shpërblim i konsiderueshëm, që vjen si vlerësim për sezonin fantastik të ekipit dhe si shtysë shtesë për 90 minutat më të rëndësishme të kampionatit.

Në ambientin e klubit ekziston bindja se grupi e meriton plotësisht këtë mbështetje, duke parë rrugëtimin e jashtëzakonshëm që skuadra ka bërë gjatë gjithë sezonit. Verdheblutë jo vetëm që siguruan pjesëmarrjen në kupat e Europës, por arritën të luftojnë për titullin deri në javën e fundit, diçka që pak kush e kishte menduar në fi llim të kampionatit.

FORMACIONI NUK NDRYSHON – Nga sa është parë në seancat e fundit stërvitore, trajneri pritet t’i besojë pothuajse të njëjtit formacion që zbriti në fushë ndaj Dinamos. Ideja e stafi t teknik është që të ruhet vazhdimësia, duke qenë se skuadra dha sinjale pozitive në ndeshjen e fundit.

Fakti që ekipi është i plotë dhe nuk ka mungesa të rëndësishme për shkak dëmtimesh apo pezullimesh i jep më shumë qetësi stafi t në prag të këtij takimi vendimtar. Në Elbasan mendojnë se stabiliteti i formacionit mund të jetë një element shumë i rëndësishëm në një ndeshje ku pesha psikologjike do të jetë shumë e madhe.

Screenshot 2026-05-31 100558

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL