Nevil Dede kërkoi ndihmën e gjyqtarëve në javën e fundit, zbulohen emrat e atyre që drejtojnë ndeshjet për titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2026 | 18:05

Nevil Dede kërkoi ndihmën e gjyqtarëve në javën e fundit, zbulohen emrat e atyre që drejtojnë ndeshjet për titullin

Trajneri i Egnatias, Nevil Dede, sot ka kërkuar ndihmën e arbitrave që ndeshjet të jenë sa më korrektë të këndshme dhe në fund të jetë fusha e lojës që do të tregojë kush meriton titullin kampion.

fshf

FSHF ka bërë përzgjedhjet e saj mes xhaketave të zeza sa u takon dueleve finale që do të luhen në “Air Albania” dhe në “Elbasan Arena”.

Në sfidën e Tiranës, do të jetë Eldorjan Hamiti ai që do të drejtojë duelin mes Vllaznisë dhe Elbasanit. Kujtojmë që Hamiti drejtoi edhe ndeshjen e mëparshme të verdhebluve ndaj Dinamos.

Ndërkohë, ndeshjen në Elbasan mes Egnatias dhe Dinamos do ta drejtojë Juxhin Xhaja. Ky i fundit ka gjykuare në “Final 4” më përpara duelin mes Egnatias dhe Elbasanit.

VLLAZNIA-ELBASANI

Gjyqtar: Eldorjan Hamiti

Asistentë: Denis Rexha, Ridiger Çokaj

Gjyqtar i katërt: Dorjan Maletaj

VAR: Albert Doda

AVAR: Olsion Yzeiraj

EGNATIA-DINAMO

Gjyqtar: Juxhin Xhaja

Asistentë: Arbër Zalla, Rejdi Avdo

Gjyqtar i katërt: Daniel Vrapi

VAR: Kreshnik Barjamaj

AVAR: Andi Koçi

PANORAMASPORT.AL