Moviola Elbasani-Flamurtari/ Grimci, i saktë te dy rastet për penallti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2026 | 21:42

Moviola Elbasani-Flamurtari/ Grimci, i saktë te dy rastet për penallti

Ndeshja Elbasani-Flamurtari u gjykua nga treshe e përzier arbitrash, me kryesor shkodranin Ditmir Grimci, Dy ishin rastet flagrante për moviolë, të cilat u zgjidhën drejt dhe pa kontestime nga gjykimi. 26’ Pretendime për penallti te Flamurtari pas një kontakti të Ibraimin me Ramanin.

Elbasani-FLAMURTARI

Gjyqtari Grimci vijon lojën dhe nga pamjet duket se ka të drejtë, sepse lojtari i Elbasanit largon topin fillimisht. 71’ Trashi shkakton penallti ndaj Lajthisë, me këtë të fundit që fiton duelin në zonë. Ndërhyrja e kapitenit të vlonjatëve është me vonesë dhe për kryesorin nuk ka diskutime. Nuk ndërhyn as VAR, ndërsa pamjet janë të qarta dhe është një vendim i drejtë i gjyqtarit.

PANORAMASPORT.AL