Moviola e Partizani-Tirana/ Hamiti i bën të gjitha vetë, lë “pushim” VAR-in (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2025 | 8:14

Moviola e Partizani-Tirana/ Hamiti i bën të gjitha vetë, lë “pushim” VAR-in (VIDEO)

Tirana ka marrë fitoren e parë këtë sezon duke mundur në derbi Tiranën me rezultatin 0-3, teksa Partizanit i thellohet më shumë kriza e këtij fillim-sezoni. Sfida ishte përgjithësisht e qetë, teksa nuk munguan dy raste te të cilat kishte pretendime, ndërkohë që Hamiti i zgjidhi të dyja vetë, ma kërkuar ndihmën e sistemit VAR.

WhatsApp Image 2025-10-03 at 20.08.31

MINUTA E 29-TË: Fernandez humbet topin në zonë, por Patsatsia e ndjek, teksa Marku i ndërhyn në mënyrë të gabuar duke shkaktuar penallti. Hamiti bën me shenjë menjëherë nga pika e bardhë, e pavarësisht kontestimeve, merr konfirmimin ne kufje për një penallti, duke vazhduar në këtë mënyrë me vendimin e fushës.  (VIDEO)

MINUTA E 59-TË: Skuka dhe Soler përplasen mes tyre në zonën e Tiranës, me të kuqtë që pretendojnë për penallti, ndërkohë që bardheblutë kërkojnë një faull në sulm. Hamiti vërshëllen por heziton të bëjë shenjë për një moment e më pas akordon faull në sulm. Ai merr në kufje konfirmim nga dhoma e sistemit VAR, duke mos e ndryshuar vendimin e fushës. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL