Mbrojtësi i Bajernit drejt PSG-së, ultrasit francezë në protestë
Lukas Herndez-Bajern Mynih janë duke kaluar momentet e fundit “të bashkëjetesës”, sipas raportimeve të “Bild”. Fillimisht u tha se data 14 qershor ishte vendosur si afati final nga bordi kundrejt Lukasit, pra nëse do të firmoste kontratën e re apo do të largohet përfundimisht nga Mynihu.

Edhe pse nuk ka pasuar përgjigje të qartë mbi këtë qasje, dëshira e largimit është e dukshme. Burimi në fjalë e bën fakt të kryer arritjen e marrëveshjes personale mes lojtarit dhe kampionëve të Ligë 1.
Tashmë janë duke u kopsitur edhe përputhja e pretendimeve mes kampeve respektive, që përllogaritet ndërmjet 40-45 milionë eurove. Por problemi çuditërisht vjen nga kryeqyteti francez.
Konkretisht Romain Mbaile, drejtuesi i “Collectif Ultras Paris”, ka postuar një mesazh në rrjetin social “Instagram” se ata nuk e mirëpresin Lukasin, si pasojë e vendlindjes në Marsejë: “Hernandez nuk jeni të mirëpritur në Paris, marsejezët nuk i pranojmë kurrë”, ishin frazat paralajmëruesi ndaj 28-vjeçarit.
PANORAMASPORT.AL













