Luhet për kreun e Superiores, në lojë edhe fati i trajnerit të Flamurtarit. Ja ndeshjet e sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2025 | 8:26

Luhet për kreun e Superiores, në lojë edhe fati i trajnerit të Flamurtarit. Ja ndeshjet e sotme

Sot luhen dy duele të tjera të javës së 6-të të Superiores, pas derbit të djeshëm mes Partizanit dhe Tiranës, ku bardheblutë triumfuan me 3 gola.superiore-1Në orën 15:30 do të luhet dueli mes Dinamos dhe Flamurtarit. Një sfidë e rëndësishme për fatin e trajnerit Garsia i cili nëse nuk fiton atëherë do të shkarkohet nga pankina vlonjate, ndërsa blutë duan të marrin fitoren e dytë radhazi pas asaj në derbi me Tiranën.

Përballje “titanësh” është ajo mes Vllaznisë dhe Elbasanit ku të dyja kërkojnë fitoren, pasi shkodranët duan ti rrëmbejnë kreun ndërsa verdheblutë ta mbrojnë vendin e parë.

NDESHJET E SOTME

DINAMO-FLAMURTARI ORA 15:30

VLLAZNIA-ELBASANI ORA 19:00

PANORAMASPORT.AL