Nuk ka marrëveshje, Orges Shehi ndan rrugët me Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2026 | 23:16

Nuk ka marrëveshje, Orges Shehi ndan rrugët me Tiranën

Orges Shehi nuk do të vazhdojë të jetë trajner i Tiranës. Siç kishte raportuar “Panorama Sport”, palët kanë vendosur të ndajnë rrugët, duke mos gjetur gjuhën e përbashkët.

orges shehi

Bëhet me dije se vazhdimi i bashkëpunimit nuk u arrit, për shkak të termave financiarë si dhe lëvizjeve në merkato. Edhe pse Shehi arriti të përmbushte me sukses misionin duke shpëtuar Tiranën nga kategoria, trajnerit durrsak tashmë i duhet të zgjedhë një aventurë të re, për sa i përket të ardhmes.

Orges Shehi ka në tavolinë një ofertë konkrete nga Prishtina, që kërkon ta afrojë në pankinë si pjesë e një projekti të ri ambicioz.

PANORAMASPORT.AL

EKSKLUZIVE/ Orë vendimtare te Tirana, Shehin e kërkon Prishtina. Bashkë me Xhixhën drejt firmës