Jurgen Vrapi beson: Vora mbijeton, e arrijmë pa “play out”
Një nga lojtarët që ka luajtur më shumë për Vorën, gjatë 4 sezoneve, por që ka qenë edhe pjesë e Dinamos në dy sezone (2018- 19 dhe 2019-20), e për të ardhur deri tek Vora ai ka luajtur edhe me ekipe si Tirana, Flamurtari e Skënderbeu, para se të vinte tek Vora. Gjatë këtij sezoni është aktivizuar në 23 ndeshje me minutazh 2034 minuta.

Edhe pse s‘ka shënuar ndonjë gol, pasi roli tij është një mbrojtës i majtë, ai mendon se dhe goli për të, do të vijë shpejt, e dëshira e tij është të shënoj që në këtë ndeshje. Gjatë një prononcimi për “Panorama Sport” ai flet për Elbasanin.
“Mendoj se nuk ka rrezikuar aspak, kjo dhe për faktin se kemi diferencë me ekipet që janë pas nesh. Ashtu sikurse ne edhe Dinamo ka lënë shumë pikë e nga ana e saj do të kërkoj maksimumin ndaj nesh. Kështu që do ta bëj këtë sfidë një ndeshje mjaft të luftuar ku ne do të japim maksimumin për vetëm tre pikë, duke shfrytëzuar faktorin fushë.
Para tifozërisë sonë ne duhet të bëjmë më të mirën për ta, e kjo më e mira është vetëm fitorja”, tha ai. Duke vijuar më tej lidhur me shanset që mund të ketë Vora për mbijetesë, ai shprehet se gjërat janë të qarta. “Jam shumë i sigurt që skuadra jonë mbijeton dhe nuk shkon në “play out”. Gjendja në ekipin tonë është optimale dhe shumë e mirë.
Sigurisht që mungesat e shumta si për dëmtimet edhe për kartonët kanë ndikuar, por edhe virozat kanë dhënë një kontribut negativ edhe në gjendjen e lojtarëve, duke mos qenë në maksimumin 100 për qind të gjendjes së tyre në lojë. Por sërish ne kemi një grup shumë të mirë me plot alternativa që kanë bërë të mundur të ja dalim me sukses para çdo kundërshtari”, ka përfunduar bisedën tonë të prononcimit për “Panorama Sport”, Jurgen Vrapi.
ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL













