Jo vetëm Qaka, Partizani në merkato për “anësor”. Ibraimi synon një tjetër goditje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2026 | 21:53

Jo vetëm Qaka, Partizani në merkato për “anësor”. Ibraimi synon një tjetër goditje

Partizani arriti marrëveshjen me mesfushorin me shumë eksperiencë dhe kualitet Kamer Qaka. Megjithatë, ish-futbollisti i kombëtares, nuk do të jetë goditja e vetme në këtë merkato për Partizanin.qakaStafi dhe në veçanti drejtori Agim Ibraimi janë vënë në lëvizje për të gjetur një anësor sulmi. Pas largimeve të Viktor Da Silva e Judah Garcia alternativat në këtë rol janë të limituara dhe skuadra nuk është maksimalisht e plotë për të përballuar gjysmën e dytë të sezonit. Kujtojmë se para pak ditësh në stërvitje në provë me Partizanin ishte edhe Karlos Riva, ish-futbollisti i Kukësit.

Megjithatë, në lidhje me këtë të fundit ende nuk ka një vendim teksa mbetet për t’u kuptuar gjendja e tij fizike me peruanin që vjen nga një periudhë e gjatë pa aktivitet, pasi për herë të fundit pjesë e një skuadre ishte verën e kaluar, kur vishte fanellën e Komunikasiones në Guatemalë. Një minus për 35-vjeçarin duke qenë se trajnerin Oltijon Kërnaja dëshironte futbollistë me minuta në këmbë dhe që të futeshin menjëherë në ritmin e skuadrës për pjesën e dytë të sezonit aty ku objektivat për t’u arritur kërkojnë maksimumin prej të gjithë elementëve në organikën e “Demave të Kuq”.

Kështu, mbetet për t’u parë zgjidhja që do t’i japë drejtori Ibraimi kësaj çështje në merkato dhe për të plotësuar grupin e lojtarëve sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që elementët e rinj të jenë në kohën e duhur për t’u përshtatur me ambientin dhe idetë e teknikut të kryeqytetasve.

PANORAMASPORT.AL