“I lumtur për pikën ndaj Flamurtarit”, Dajan Shehi: Bekim Balaj sulmuesi më i vështirë për t’u markuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2026 | 21:29

“I lumtur për pikën ndaj Flamurtarit”, Dajan Shehi: Bekim Balaj sulmuesi më i vështirë për t’u markuar

Dajan Shehi u zgjodh lojtari i ndeshjes, në barazimin 1 me 1 që Vora arriti në transfertë ndaj Flamurtarit. Në prononcimin e dhënë për emisionin “Super Gol”, mbrojtësi i cili mbajti dhe shiritin e kapitenit, deklaroi:

bandicam 2026-04-11 21-25-34-560

“Ishte një ndeshje shumë e fortë sot kundër Flamurtarit. Objektiv kemi mbijetesën, për këtë pikën jemi shumë të lumtur. Ja arritëm që të dilnim me pikë në Vlorë. Edhe mund të shkonte më mirë, duke qenë se shënuam të parët, por u ndëshkuam nga një episod, futbolli kështu është.

Bekim Balaj është sulmuesi më i vështirë për t’u markuar në Superiore. Dua të shënoj, në çdo stërvitje, përgatitem për të shënuar. Do të vijë goli shumë shpejt. Më e rëndësishme është që të marrim pikët dhe të sigurojmë mbijetesën.

Më e rëndësishme për ne mbrojtësit është ta mbajmë 0 mbrapa. Jemi në fazë të sikletshme”, deklaroi Shehi.

PANORAMASPORT.AL