FSHF ka gati planin, çfarë do të ndodhë nesër me organizimin e dy… finaleve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2026 | 13:17

FSHF ka gati planin, çfarë do të ndodhë nesër me organizimin e dy… finaleve

FSHF ka përgatitur planin për dy finalet e “Final 4”, që do të luhen të dielën, në një skemë të posaçme organizimi, që synon të ruajë maksimalisht barazinë sportive dhe të shmangë çdo ndikim nga rezultatet paralele në garën për titull. Sipas planit të federatës, do të dërgohen dy trofe në dy stadiume të ndryshme, “Air Albania” dhe “Elbasan Arena”, në varësi të skuadrës që në fund do të shpallet kampione e Superiores.

fshf

Kjo do të thotë se ceremonia e ngritjes së kupës do të bëhet gati paralelisht në dy vende të ndryshme, duke qenë se gara mbetet e hapur deri në ndeshjet e fundit. Gjithashtu, të dy sfidat do të nisin në të njëjtën orë, ndërsa edhe pjesët e dyta do të luhen në mënyrë të sinkronizuar.

Ky vendim është marrë për të shmangur çdo situatë ku një rezultat i njohur më herët mund të ndikojë në mënyrën e zhvillimit të ndeshjes tjetër, duke ruajtur kështu integritetin e garës deri në fishkëllimën e fundit.

SIGURIA – FSHF ka parashikuar gjithashtu masa të shtuara sigurie, duke pasur parasysh rëndësinë e ndeshjeve dhe tensionin që shoqëron përfundimin e kampionatit. Forca policore dhe strukturat e sigurisë pritet të jenë në numër të madh në të dy stadiumet, me qëllim parandalimin e çdo incidenti të mundshëm mes tifozëve, si brenda ashtu edhe jashtë impianteve. Organizimi i këtij formati të dyfishtë fi nalesh konsiderohet një nga sfidat më të mëdha logjistike të sezonit, duke qenë se për herë të parë vendimi për titullin mund të fi nalizohet njëkohësisht në dy qytete të ndryshme, në varësi të rezultateve që do të prodhojnë ndeshjet vendimtare të “Final 4”.

PANORAMASPORT.AL