Postuar: Maj 31, 2026 | 19:02
FOTO/ Ndeshja për titullin kampion, Maran dhe lojtarët e Kombëtares shfaqen si tifozë në tribunë
Një nga ndeshjet e sotme për “Final Four”, ajo mes Vllaznisë dhe Egnatias, ka tifozë me të vërtetë të veçantë.

Në tribunën VIP të stadiumit janë shfaqur trajneri i sapozgjedhur i Kombëtares, Rolando Maran, stafi i tij si dhe shumë futbollistë të cilët janë bërë pjesë e kuqezinjve në grumbullimin e tij të parë.

Emra si Laçi, Asllani, Hasa apo edhe Hadroj janë shfaqur në tribunë për të ndjekur këtë ndeshje e cila në teori duhej të ishte ajo për titullin kampion, por që mund të rezultojë vendimtare ndoshta vetëm sa i përket vendit të dytë në kampionat.

ERJON ALLARAJ – PANORAMASPORT.AL













