Federohet Redon Xhixha, Nuhiju planifikon “triadën”
Redon Xhixha federohet. Lojtarit i ka ardhur dokumentacioni nga Algjeria dhe tani sulmuesi është u gatshëm për të qenë në fushën e lojës.

Kanë qenë burime në FSHF që kanë konfirmuar një fakt të tillë. Sulmuesi është i lirë që të aktivizohet nga minuta e parë, ndërsa fushëkrujasi humbi sfidën me Skënderbeun për punë dokumentesh.
TRIADA – Skuadra e Tiranës po i afrohet pjesës së dytë të sezonit me një arsenal sulmues që mund ta bëjë skuadrën më të frikshme të Superiores. Tre futbollistët Tabeku, Ernest dhe Xhixha pritet të formojnë treshen kryesore që do të vendosë ritmin e lojës ofensive të bardhebluve.
Me Tabekun në krahun e djathtë, skuadra fiton shpejtësi dhe vertikalitet, duke hapur hapësira për aksione të shpejta. Ernest sjell energji, lëvizje të vazhdueshme dhe presion konstant ndaj mbrojtjes kundërshtare, ndërsa Xhixha mbetet pika kyçe në finalizim, duke përfaqësuar sulmuesin më të rrezikshëm për çdo mbrojtje në kampionat.
Kjo treshe ka potencialin të jetë më efikase në Superiore, jo vetëm për golat, por edhe për mënyrën se si ndikon në lëvizjet taktike të kundërshtarëve dhe hap hapësira për mesfushën e bardhebluve. Nëse harmonia dhe formë e lojtarëve ruhet gjatë sezonit, kjo kombinacion mund t’i japë Tiranës një avantazh të madh në garën për mbijetesë.
PANORAMASPORT.AL













