Ermal Meta, “blerja” e nëntorit për Tiranën. Bardheblutë kanë nevojë për talentin e mesfushës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2025 | 18:12

Ermal Meta, “blerja” e nëntorit për Tiranën. Bardheblutë kanë nevojë për talentin e mesfushës

Ermal Meta është gati të kthehet sërish në fushë pas një periudhe të gjatë mungese. Mesfushori i Tiranës nuk kishte luajtur në një ndeshje kampionati që nga 2 shkurti 2025, kur ekipi bardheblu pësoi një humbje të rëndë 1-4 ndaj Dinamos.

meta

Në atë sfidë, Meta u aktivizua për 64 minuta, por më pas u largua nga fushat për shkak të dëmtimeve që e penguan të tregonte formën e tij më të mirë. Përveç problemeve fizike, mungesa e tij u ndikuar edhe nga zgjedhjet taktike të trajnerit, që shpesh vendosi të mbështetej tek alternativa të tjera në sulm.

Tani, pas një periudhe rikuperimi dhe rikthimi gradual në stërvitje dhe në fushë ndaj Vorës, Meta duket i gatshëm të kontribuojë sërish për Tiranën.

PANORAMASPORT.AL