EKSKLUZIVE/ Tjetër lojtar jashtë llogarive të Gegës, projektohet largimi i sulmuesit nga Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2025 | 20:44

EKSKLUZIVE/ Tjetër lojtar jashtë llogarive të Gegës, projektohet largimi i sulmuesit nga Partizani

Tjetër “firo” te Partizani! “Panorama Sport” mëson se Agim Zeka pritet të jetë largimi i radhës nga klubi i kuq. Sulmuesi do pasonte Herolind Shalën, që e mbylli pas më pak se tre muajve.

agim zeka

Zeka doli jashtë planit të Skënder Gegës për sezonin e ri. Sulmuesi u afrua në verën e kaluar, ndërsa palët pritet të ndërpresin bashkëpunimin me konsensus.

Zeka fitoi edhe ftesën e Kombëtares me fanellën e Partizanit. Mbetet për t’u parë ku do vijojë karriera e tij.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL