EKSKLUZIVE/ “Rrufe” në qiell të hapur, klubi i Superiores largon menjëherë drejtorin sportiv

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 9, 2026 | 23:29

EKSKLUZIVE/ “Rrufe” në qiell të hapur, klubi i Superiores largon menjëherë drejtorin sportiv

Artim Pollozhani ka mbyllur bashkëpunimin me Flamurtarin. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se palët kanë ndarë përfundimisht rrugët dje në mbrëmje.

Screenshot 2026-01-09 162856

43-vjeçarit i ishte besuar detyra e drejtorit sportiv. Pollozhani është arkitekti i Flamurtarit të këtij sezoni, ndërsa për merkaton e dimrit akoma nuk ishte afruar asnjë lojtar.

Në Vlorë premtohen përforcime në ditët e ardhshme. Flamurtari mban aktualisht vendin e parafundit në renditje, për këtë ndryshimi është i domosdoshëm.

Ekipi i drejtuar nga Françesko Moriero do të përballet nesër me Elbasanin në Kupën e Shqipërisë. Një kompeticion që të jep mundësi për të ëndërruar më tepër se vetëm mbijetesa.

pollozhani

ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL