EKSKLUZIVE/ Partizani nuk ndalet, mesfushori i shtohet projektit për sezonin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2026 | 22:44

EKSKLUZIVE/ Partizani nuk ndalet, mesfushori i shtohet projektit për sezonin e ri

Partizani është kujdesur me kontratat e firmosura prej vitesh, që projekti të vazhdojë. “Panorama Sport” mëson se Redon Ismaili është futbollisti i radhës të cilit i është rinovuar kontrata.

ismaili partizani

Lojtari i afruar në janarin e vitit 2024, luajti një rol kyç në mesfushën e “demave” gatë këtij sezoni. Bashkë me Rouen Hjumen ishin futbollistët me më tepër minuta në mesfushë.

Ismaili është 23 vjeç dhe me Partizanin regjistron 84 paraqitje. Prej dy edicionesh nuk ka vuajtur dëmtimet, ndryshe nga pjesa tjetër, dhe regjistron rreth 5300 minuta në total. Portieri Pano Qirko mban vendin e parë për minuta, më pas ndjekin Saliu Sembene, Altin Bytyçi dhe Redon Ismaili për dy sezonet e fundit.

Deri tani janë të larguar Karlos Martinez, Amos Nondi dhe Vusal Isgandarli. Të gjithë si zgjedhje të klubit, që nuk preferoi rinovimin e kontratës edhe për ata. Me të gjithë pjesën tjetër të skuadrës janë rinovuar kontratat. Kujtojmë se janë raportuar David Atanaskoski(deri në vitin 2028), dhe liderë të tjerë si Marçelino Preka, Albion Marku dhe Albers Keko.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL