EKSKLUZIVE/ Ndryshimi i “Final Four” dhe kalendari i javëve, të gjitha propozimet për sezonin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2025 | 23:50

EKSKLUZIVE/ Ndryshimi i “Final Four” dhe kalendari i javëve, të gjitha propozimet për sezonin e ri

Sot është mbajtur një takim mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe drejtuesve të klubeve të Superiores. Është propozuar ndryshimi i “Final Four”, pikërisht për të hequr gjysmëfinalet dhe finalet dhe për ta zëvendësuar me luajtjen e tre javëve.

Final-FOur-2048x1152

“Panorama Sport” iu sjell propozimet e plota të “Final Four”. Dhe në të njëjtën kohë kalendarin e propozuar për tre javët, që përcaktojnë skuadrën kampione dhe ato që marrin pjesë në Europë.

Propozimi:

-Katër faza të rregullta(vajtje-ardhje) 36 javë

-Renditja pas 36 javëve përcakton pjesëmarrësit në fazën Final Four

-4(katër) ekipet e para kualifikohen në Final Four.

-Pikët në këtë fazë do të përgjysmohen duke marrë për bazë vlerën më të ulur.

-Ndeshjet do të zhvillohen sipas skemës së mëposhtme:

Java e parë

Vendi 1 vs Vendi 4

Vendi 2 vs Vendi 3

Java e dytë

Vendi 1 vs Vendi 3

Vendi 2 vs Vendi 4

Java e tretë

Vendi 1 vs Vendi 2

Vendi 3 vs Vendi 4

-Të gjitha ndeshjet zhvillohen në stadiumin “Air Albania”.

-Pjesëmarrësit në kompeticionet europiane përcaktohen nga renditja e Final 4.

Lexo edhe: Ndryshimi i madh që pritet! “Final Four” rrit numrin e ndeshjeve, por…

Lexo edhe: Skema e re e “Final Four”, mësoni çfarë do të ndodhë pas 36 javëve kampionat

Lexo edhe: Propozohet ndryshimi i “Final Four”, FSHF takohet me drejtuesit e klubeve të Superiores

PANORAMASPORT.AL