Postuar: Qershor 19, 2026 | 23:36
Rasti i dytë në histori që SHBA-ja fiton dy ndeshje rresht në Botëror, skenën e rrëmben edhe arbitri gjerman
SHBA-ja vazhdon paraqitjet mbresëlënëse në Kupën e Botës, duke regjistruar fitoren e dytë radhazi pas suksesit 2-0 ndaj Australisë. Ky është vetëm rasti i dytë në histori që kombetarja amerikane fiton dy ndeshje rresht në Botëror, pas arritjes së parë në edicionin e vitit 1930.

Skuadra e Poçetinos tregoi organizim të shkëlqyer dhe efikasitet në fazën sulmuese, duke forcuar pozitat e saj në Grupin D, me kualifikimin mëse të merituar.

Ndeshja u karakterizua edhe nga një numër i lartë ndërhyrjesh të ashpra, me arbitrin Feliks Zvajer që nxori nga xhepi i tij shtatë kartonë. Ky është numri më i madh i kartonëve të dhënë nga një arbitër në këtë Botëror deri tani.
PANORAMASPORT.AL













