“Ka ardhur koha që CR7 të largohet”, mesfushori portugez surprizon me deklaratën
Zhoao Palinja ka qënë i dashur, por në të njëtën kohë ka lëshuar edhe një thirrje për Kristianon, largohu.

“Ekziston një përgjegjësi e e atyre që e rrethojnë Kristianon dhe vazhdojnë ta ushqejnë me idenë e rreme se ai mund të mbajë ende Kombëtaren në shpinë.
Ata nuk munden. As ai, as askush tjetër. Për të gjitha këto, unë bëj një thirrje të sinqertë. Kristiano Ronaldo nuk ka më asgjë për të provuar. As për portugezin, as për futbollin, as për veten e tij. Dimensioni i tij historik është i garantuar përgjithmonë. Ka ardhur koha për t’u larguar nga skena me të njëjtën madhështi me të cilën hyri.
Nga respekti për veten e tij, për shokët e tij të skuadrës, për ekipin kombëtar, për klubin që e formoi atë për të dhënë një shembull për mijëra fëmijë që shkelmojnë topin për herë të pare”, ka thënë Palinja.
PANORAMASPORT.AL













