Partizani “fërkon duart”, trajneri shqiptar kërkon Maget për mesfushën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2026 | 20:59

Partizani “fërkon duart”, trajneri shqiptar kërkon Maget për mesfushën

Maget Gueje është dëshirë për mesfushën e trajnerit Besnik Hasi në elitën e futbollit turk. Një transferim i cili është i vështirë që të realizohet nga Amedspor.

maget

Rejsing Santander u ngjit në La Liga dhe mesfushori fitoi vendin e titullarit në javën e fundit. Në rast se do të vijë oferta e duhur, atëherë Rejsing mund të mendojë shitjen e senegalezit.

Partizani ka përfituar rreth 1 milionë euro nga shitja e Maget. Po ashtu ka ruajtur edhe përqindje të kartonit në rast rishitje nga Rejsing.

Maget shkruante historinë me Partizanin ku fitoi edhe kampionatin. Ishin pikërisht të kuqtë që i shtruan rrugën 23-vjeçarit në Europë.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL