EKSKLUZIVE/ Teuta i ofron emra të bujshëm Edlir Tetovës, ja çfarë do të ndodhë në vazhdim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2026 | 20:19

EKSKLUZIVE/ Teuta i ofron emra të bujshëm Edlir Tetovës, ja çfarë do të ndodhë në vazhdim

Pas largimeve të shumta në këtë fillim merkatoje, te Teuta tashmë fokusi është zhvendosur plotësisht te afrimet. Klubi durrsak po vijon intensivisht punën për ndërtimin e skuadrës së sezonit të ri dhe hapat e parë janë hedhur me riorganizimin e grupit. Deri në këtë moment janë evidentuar plot 9 largime nga organika, çka konfirmon se këta futbollistë nuk do të jenë pjesë e projektit të ri të trajnerit Tetova. Së bashku me stafin teknik, ai po punon për krijimin e një skuadre më konkurruese dhe me profil të qartë për objektivat e sezonit të ardhshëm.

teuta tribuna stadiumi logo

Burime pranë klubit bëjnë me dije se ditët në vijim pritet të sjellin lëvizje konkrete në hyrje. Emrat ende mbahen të rezervuar, por sinjalet tregojnë se drejtuesit kanë hyrë në fazën finale të negociatave me disa lojtarë cilësorë. Prioritet mbetet reparti ofensiv, ku shumë shpejt pritet të zyrtarizohet një sulmues që konsiderohet si element me peshë dhe që synon të rrisë ndjeshëm nivelin e skuadrës. Megjithatë, merkatoja e Teutës nuk do të ndalet vetëm te një afrim. Objektivi i klubit është që deri më 4 korrik, datë kur skuadra do të udhëtojë drejt Banskos për fazën përgatitore, grupi të jetë pothuajse i kompletuar. Synimi është që të gjithë afrimet e reja të bashkohen me ekipin që në fi llim të fazës përgatitore, në mënyrë që stafi teknik të ketë kohën e nevojshme për ndërtimin e automatizmave. Nga sa mësohet, të paktën katër futbollistë të rinj janë në fokus dhe konsiderohen afrime me nivel, të afta për të sjellë më shumë konkurrencë dhe cilësi në formacion.

JURGENS — Një tjetër largim është bërë tashmë fakt. Oliver Jurgens nuk do të jetë pjesë e Teutës për sezonin e ardhshëm. Sulmuesi estonez, i cili mbërriti në Durrës me pritshmëri të larta dhe me një profi l interesant pas eksperiencave në akademitë e klubeve të njohura italiane, nuk arriti asnjëherë të shfaqte potencialin e pritur. Problemet e shumta fizike dhe mungesa e vazhdimësisë ndikuan që ai të mos ishte i disponueshëm në momentet më të rëndësishme të sezonit. Në këto kushte, palët kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin me mirëkuptim.

VILA – Teuta njoftoi dje përfundimin e bashkëpunimit me mesfushorin Emiliano Vila. “Pas një periudhe të kaluar së bashku, lojtari nga sot(dje) nuk do të jetë më pjesë e skuadrës sonë. Klubi e falënderon Vilën për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e dhënë me fanellën e Teutës, duke i uruar njëkohësisht suksese në vazhdim të karrierës sportive dhe në sfidat e ardhshme. Faleminderit dhe suksese”, njoftonte klubi durrsak.

22 QERSHOR – Pushimet për Teutën po shkojnë drejt fundit. Të hënën, më 22 qershor, skuadra do të zbresë në fushë për seancën e parë stërvitore dhe do të nisë zyrtarisht puna nën drejtimin e trajnerit Tetova. Kjo do të jetë edhe pika e parë e kontaktit mes trajnerit dhe grupit të futbollistëve për sezonin e ri. Në klub synojnë që pjesa më e madhe e organikës të jetë e pranishme që në ditën e parë, ndërsa paralelisht priten edhe prezantimet zyrtare të afrimeve të reja. Teuta po hyn në një fazë të re ndërtimi dhe ditët në vijim pritet të japin sinjalet e para konkrete për fytyrën që do të ketë skuadra në sezonin e ardhshëm.

EKSKLUZIVE/ Ndizet merkato! Teuta e Edlir Tetovës “parakalon” Egnatian, pranë firmës me yllin e Vllaznisë

EKSKLUZIVE/ Kallaku dhe Bregu përkrah, klubi i Superiores planifikon një mesfushë ëndrrash për sezonin e ri

EKSKLUZIVE/ Tronditet Dinamo, Dejvi Bregu largohet papritur drejt rivalëve të Superiores

EKSKLUZIVE/ Transferim i bujshëm, ylli i Elbasanit drejt rivalëve të Superiores

ZAMIR QYPI-PANORAMASPORT.AL