I pret sfida me Dinamon, Astana prezanton ish-mesfushorin e Milanit
Astana po kalon një periudhë të vështirë financiare, ndërsa në prag është përballja me Dinamon. Sfida do të jetë e vlefshme për turin e parë të Ligës së Konferencës.

Klubi kazak ka përforcuar së fundmi mesfushën me Aleksandër Merkel. 34-vjeçari me eksperiencë i bashkohet Astanës pasi e mbylli me Zhenis.
Njoftimi i Astanës: “Zyrtare: Aleksandër Merkel, lojtar i Astanaës! Klubi i futbollit Astana ka nënshkruar kontratë me mesfushorin Aleksandër Merkel.
Aleksandri është produkt i akademive të Shtutgart dhe Milan. Ai ka luajtur në disa nga kampionatet më të forta europiane, duke fituar përvojë të madhe. Gjatë karrierës së tij ka mbrojtur ngjyrat e klubeve europiane si Milan, Xhenoa, Udineze, Uatford, Herakles dhe të tjera. Gjithashtu, ai ka përfaqësuar kombëtaren e Kazakistanit në arenën ndërkombëtare. I urojmë Aleksandrit ndeshje të mirë, gola të bukur dhe fitore të mëdha me fanellën e Astanës!”.
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













