Postuar: Qershor 19, 2026 | 15:59
E bujshme në Seria A, Juventusi tenton transferimin e argjentinasit nga rivalët
Paulo Dibala mund të jetë transferimi i bujshëm i Juventusit. “Zonja” ka kontaktuar menaxherin e argjentinasit, pikërisht Karlos Novel, duke përfituar nga fundi i kontratës me Romën.

Lajmi raportohet nga “Gazzetta dello Sport”. Negociatat me Romën ndërkohë kanë kohë që vijojnë.
Dibala përfitonte 6 milionë euro në sezon. Tashmë i ofrohet nga Roma 2,5 milionë euro bashkë me bonuset për një sezon, me opsion rinovimi edhe një tjetër.
32-vjeçari synon ta vazhdojë karrierën te Roma. Aty ku luan prej vitit 2022.
Megjithatë një rikthim te Juventusi nuk mund të përjashtohet. Me bardhezinjtë luante plot 293 ndeshje.
PANORAMASPORT.AL













