Mediat luzitane nuk kursehen: Skuadra vrapon me ritmin e breshkës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2026 | 15:09

Mediat luzitane nuk kursehen: Skuadra vrapon me ritmin e breshkës

Portugalia ka barazuar, por më shumë se sa barazimi shtypi portugez, por jo vetëm ka folur paraqitjen e dobët të kapitenit të tyre, Kristiano Ronaldo. “Kjo nuk është mënyra se si mundesh” është titulli simbolik këtë të enjte në shtypin sportiv portugez pas asaj që e përshkruan si një “performancë të dobët” nga ekipi i kapitenit nga Kristiano Ronaldo në ndeshjen e tyre të parë të Kupës së Botës 2026 kundër Kongos.

Screenshot 2026-06-19 150915

Kështu e drejton reportazhin e saj gazeta “A Bola”, e cila e përmbledh performancën e Portugalisë si “shumë lojë, pak shanse dhe shumë gabime” në një faqe të parë të ilustruar me një fotografi të Kristianos me dorën në fytyrë. Pikërisht për kapitenin, i cili përballet me Botërorin e gjashtë të karrierës së tij, publikimi kujton se ai luajti nëntëdhjetë minutat “dhe humbi dy gola në një mënyrë të pazakontë”.

Në të njëjtën mënyrë, shprehet gazeta “Record”, e cila titullon me “Kjo nuk do të funksionojë, Portugali”, së bashku me një imazh të lojtarëve portugezë të zhgënjyer pas barazimit. “Kombëtarja duhet të luajë shumë më mirë për të përmbushur ëndrrën”, shkruan media. Ronaldo shfaqet i vetëm edhe në faqen e parë të gazetës “O Jogo”, e cila titullon “Bola out” dhe nxjerr në pah “zhgënjimin” në debutim me një “performancë të dobët nga CR7 dhe të tjerëve”.

Barazimi i Portugalisë kundër Kongos ka qënë gjithashtu një temë e spikatur në gazetat e informacionit të përgjithshëm, si “Correio da Manhã” – ajo me tirazhin më të madh në vend dhe një nga pronarët e së cilës është vetë Kristiano – e cila titullon “Hjuston, kemi disa probleme”, në aludim për qytetin amerikan ku u luajt ndeshja dhe frazën e përjetësuar nga gara hapësinore.

Portugalia, e trajnuar nga Roberto Martinez, hapi rezultatin në minutën e 6-të falë një goli të Zhoao Neves, por Republika Demokratike e Kongos barazoi afër gjysmës së kohës me anë të një goli të Joane Visa. Kombëtarja portugeze do të rikthehet në fushë të martën më 23, ndaj Uzbekistanit, në një ndeshje të Grupit K, aktualisht të udhëhequr nga Kolumbia.

PANORAMASPORT.AL