Akuzohet për sulm seksual, Hakimi do të dalë në gjyq: Ndjehem viktimë e famës
Gjykata e Apelit e Versajës ka mbështetur aktakuzën e Ashraf Hakimi para gjykatës penale të Hauts-de-Seine për akuzat për sulm seksual, një vendim që vjen ndërsa lojtari është I zënë me Kupën e Botës 2026 me Marokun.
Një situatë delikate që e shtyu futbollistin të ndërhynte publikisht në mediat sociale, pavarësisht udhëzimeve të avokatit të tij për të ruajtur konfidencialitetin. Në X, Hakimi zgjodhi ta shfrynte zemërimin e tij në një mesazh të gjatë: “Drejtësia më pa në sy dhe tha: ‘Nëse nuk do të ishe i famshëm, nuk do të kishte pasur kurrë një çështje gjyqësore.'”
Në deklaratën e tij, mbrojtësi theksoi se kishte zgjedhur heshtjen dhe diskrecionin për muaj me radhë, ndërsa priste përfundimin e hetimit. “Mendova se të qëndroja dinjitoz, i durueshëm dhe i besuar sistemit të drejtësisë do të çonte në vendimet e duhura”, shkroi ai.
Hakimi shtoi më pas se ndihet i mbingarkuar nga historia e sotme: “Një histori që nuk është e imja po tregohet në dëm të familjes sime, jetës sime dhe mbi të gjitha, të vërtetës. Ndonjëherë ndihem sikur jam bërë një shënjestër e lehtë.”
Lojtari përsëriti se e pret me padurim gjyqin: “E kam pritur këtë gjyq që nga dita e parë. Tani e pres edhe më me padurim. Më në fund do të jem në gjendje të flas.”
PANORAMASPORT.AL













