VIDEO/ Dështimi i Juventusit barazon Mesin me 3 gola, Kanadaja turpëron skuadrën që ngeli me 9 lojtarë në fushë
Kanadaja shkatërroi me 6 gola Katarin në ndeshjen e raundin të dytë në Kupën e Botës.

Goli i parë erdhi në minutën e 16′ nga Larin ndërsa futbollisti i Juventusit, Xhonathan David dyfishoi shifrat në të 29′. Më pas Katari ngeli me 10 lojtarë në fushë për shkak të faullit të Al Amin të cilit i kushtoi kartonin e kuq. Në fund të pjesës së parë ishte sërish David i cili realizoi gol për ta mbyllur në 3-0.
Pjesa e dytë nisi me vrull të madh ndërsa Madibo i Katarit shkaktoi një dëmtim horror të Ismael Kone dhe u largua me karton të kuq nga fusha dukë lënë skuadrën me 9 lojtarë në fushë. Ndërsa Kone doli me barelë nga fusha. Në të 64′ erdhi goli i katërt për kanadezët nga Saliba i cili mori vendin e Kone. Një autugol u shkaktua në të 75′ dhe Xhonathan David kompletoi tripletën në minutën e 92′.
Kjo është fitorja e parë e Kanadasë pasi mori vetëm 1 pikë në sfidën e parë me Bosnjë Hercegovinën.
SHIH PËRMBLEDHJEN (VIDEO)

STATISTIKAT SIPAS SOFASCORE
PANORAMASPORT.AL













