ZYRTARE/ Merr fund diskutimi, Kristian Kivu dhe Interi sqarojnë të ardhmen pas sezonit historik
Interi ia doli që më Kristian Kivu të kthehej në majën e kampionatit italian dhe më pas të vuloste edhe suksesin në Kupën e Italisë, duke siguruar një dyshe që mungonte që nga koha e Murinjos. Ndaj klubi zikaltër nuk ka vonuar që të rinovojë kontratën e teknikut.

Palët janë përfshirë në bisedime prej javësh, por vetëm sot është zyrtarizuar marrëveshja e re me trajnerin, që do të zgjatë deri në qershorin e vitit 2028.
“Interi është i lumtur të komunikojë rinovimin e kontratës së trajnerit Kristian Kivu. Falë akordit të ri, trajneri do të jetë në drejtimi e zikaltërve deri në vitin 2028”, shkruante fillimisht klubi duke vlerësuar më pas teknikun për kontributin e tij.
“Më 9 qershor 2025 Kivu u bë trajneri i ri i Interit. Nga ai moment ka drejtuar Interin në pankinë në 58 ndeshje, gjatë një sezoni intensiv dhe impenjativ, i bërë i paharrueshëm me kalimin e muajve”, shkruante ndër të tjera klubi zikaltër.
PANORAMASPORT.AL













