Xhaka & Co. përballë ballkanasve në ndeshjen vendimtare për ecurinë në turne, publikohen formacionet zyrtare të Zvicrës dhe Bosnjë Hercegovinës
Ndeshja e sotme e Grupit B të Botërorit mes Zvicrës dhe Bosnjë Hercegovinës është një nga më të rëndësishme pasi mund të përcaktojë fatin e grupit.

Të dy ekipet e kanë mbyllur me barazim ndeshjen e parë përkatëse në turne ndaj nuk kanë luksin të lënë më pikë rrugës. Një fitore katapulton thuajse automatikisht secilën prej skuadrave në turin tjetër, ndërsa një humbje do të ulte ndjeshëm shanset për kualifikimin duke e bërë sfidën e tretë një ndeshje për “jetë a vdekje”.
FORMACIONET ZYRTARE
ZVICRA: Kobel; Vidmer, Elvedi, Akanzhi, Rodriguez; Aebisher, Xhaka, Frojler; Ndoj, Embolo, Rider.
Trajner: Murat Jakin
BOSNJË HERZEGOVINA: Vasilj; Dediç, Katiç, Muharemoviç, Kolashinac; Sunjiç, Memiç, Tahiroviç, Alajbegoviç; Demiroviç, Xheko.
Trajner: Sergej Barbarez
PANORAMASPORT.AL













