Postuar: Qershor 18, 2026 | 17:40
Dinamo dhe Ballkani e larguan si dështim, kampionët përfitojnë 300 mijë euro nga shitja e sulmuesit shqiptar
Veton Tusha është sulmuesi të cilin Drita e ka shitur për 300 mijë euro te Çelje. Me kampionët e Kosovës kishte edhe vetëm një vit të mbetur kontratë.

Sulmuesi 23-vjeçar largohej si dështim nga Ballkani dhe Drita. Fillimisht Tusha nuk ndezi nën drejtimin e Ilir Dajës. Më pas nuk pati besimin e duhur as te Dinamo në sezonin 2023/24.
Transferimi te Drita në verën e vitit 2024 rezultoi i duhuri. Tashmë do luajë me kampionët e Sllovenisë.
Çelje është kundërshtari i Egnatias, nëse rrogozhinasit kalojnë turin e parë të Champions. Tashmë po përforcojnë ekipin për sezonin e ri.
PANORAMASPORT.AL













