Nga Bajern Mynih te Çelsi dhe Arsenal, çfarë po ndodh me talentin shqiptar?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2026 | 16:29

Nga Bajern Mynih te Çelsi dhe Arsenal, çfarë po ndodh me talentin shqiptar?

Adri Mehmeti është një nga talentet më të vlerësuar të datëlindjes 2009 në futboll. Mesfushori i Nju Jork Red Bull në Amerikë aktivizohet si titullar edhe pse vetëm 17 vjeç.

adri mehmeti

Klube me emër në Europë po monitorojnë Mehmetin. Deri tani nuk bëhet fjalë për negociata apo oferta zyrtare, por vetëm vëzhgim të talentit në fjalë.

Konkretisht përmenden emra si Bajern Mynih, Çelsi dhe Arsenal. Prindërit e 17-vjeçarit e kanë lënë të hapur mundësinë për të përfaqësuar Shqipërinë në të ardhmen.

Fakt është se Mehmeti vlerësohet maksimalisht. Dhe nëse bëhet fjalë për rikthimin te Shqipëria, nuk do të ishte kalim te moshat por menjëherë në Kombëtaren A.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL