ZYRTARE/ Largimi i tij nga Elbasani ishte surprizues, mesfushori prezantohet te rivalët në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2026 | 12:48

ZYRTARE/ Largimi i tij nga Elbasani ishte surprizues, mesfushori prezantohet te rivalët në Superiore

Isi Manellari është zyrtarisht lojtar i Dinamos. Pas largimit surprizë nga Elbasani, mesfushori pogradecar është gati për destinacionin e ri në karrierë.

MANELLARI

28-vjeçari vjen pas një sezoni të rëndësishëm me verdheblutë, ku ishte një nga lojtarët më të aktivizuar të skuadrës, duke grumbulluar 39 paraqitje dhe afro 3000 minuta në fushë. Me karakteristikat e tij në organizimin e lojës dhe ekuilibrin që sjell në repartin e mesfushës, Manellari konsiderohet një përforcim me peshë për blutë, të cilët gjatë vitit 2026 vuajtën jo pak në këtë repart.

Ai e njeh mirë kampionatin shqiptar duke qenë se më parë ka spikatur edhe me fanellën e Laçit.

Njoftimi i plotë

Isi Manellari vishet blu!
Isi Manellari është përforcimi i radhës për skuadrën tonë. Mesfushori 28-vjeçar vjen si një afrim i rëndësishëm për klubin dinamovit, pas eksperiencave që ka pasur sezonet e fundit si titullar në Superiore.
Pas marrëveshjes me presidentin Adrian Bardhi, Manellari ka firmosur kontratën me klubin tonë dhe ka udhëtuar drejt Ohrit për t’u bashkuar me skuadrën. Besojmë fort se do të jetë një element me vlera në mesfushën blu.
Mirë se vjen dhe suksese me fanellën e 18 herë kampionëve të vendit, Isi Manellari!

PANORAMASPORT.AL