ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Kërnaja merr drejtimin e Flamurtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2026 | 9:55

ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Kërnaja merr drejtimin e Flamurtarit

Olitjon Kërnaja është zyrtarisht trajner i Flamurtarit. Lajmi ekskluziv i “Panorama Sport” i 10 qershorit është konfirmuar nga vetë klubi vlonjat.

kernaja

Trajneri 37-vjeçar përfaqëson një profil të ri në futbollin shqiptar, por me një eksperiencë që është pasuruar ndjeshëm vitet e fundit. Ai drejtoi si trajner i parë Partizanin gjatë sezonit 2025-2026, ndërsa më herët ka qenë trajner i Partizanit B.

Gjithashtu, tropojani ka punuar si zëvendëstrajner te Laçi dhe Kukësi, duke fituar përvojë pranë stafeve teknike të klubeve me pretendime në Superiore. Karriera e tij përfshin edhe eksperienca te Valbona, Luzi dhe Tërbuni, skuadra ku ka treguar aftësi në menaxhimin e grupeve dhe zhvillimin e futbollistëve të rinj.

Njoftimi i plotë

Flamurtari Football Club i uron mirëseardhjen trajnerit të ri, Oltijon Kernaja!

Me besim te puna, përkushtimi dhe vizioni i tij, i urojmë shumë suksese në drejtimin e skuadrës sonë dhe arritjen e objektivave të përbashkëta.

Mirë se erdhe në familjen kuqezi, Oltijon! ❤️🖤

#njepassion
#njedashuri
#forcaflamurtari

 

PANORAMASPORT.AL

EKSKLUZIVE/ Flamurtari ka luksin e zgjedhjes për pankinën, ish-trajneri i Partizanit dhe ai që e mbylli sezonin me trofe rivalizojnë Gjokën