Foto virale e dyshes legjendare të po*nos në stadium, reagojnë Mia Khalifa dhe Lana Rhoades
Një foto që u bë virale në rrjetet sociale, ku dukej sikur Mia Khalifa dhe Lana Rhoades po ndiqnin nga afër ndeshjen mes SHBA-së dhe Paraguait në Botërorin e futbollit, ka nxitur reagime të shumta në internet.

Tashmë, vetë Mia Khalifa ka vendosur të sqarojë situatën. Ish-aktorja e filmave për të rritur, e cila sot merret me modën dhe biznesin, reagoi në platformën “X” pas publikimit të imazhit që pretendonte se ajo ndodhej në tribunat e stadiumit “SoFi” në Los Anxhelos, duke mbështetur kombëtaren amerikane së bashku me Lana Rhoades. Fotoja u përhap me shpejtësi pasi kamerat televizive duket se kishin fokusuar dy femrat gjatë fitores bindëse 4-1 të SHBA-së ndaj Paraguait.
Megjithatë, shumë përdorues dyshuan menjëherë se bëhej fjalë për një imazh të krijuar me inteligjencë artificiale. Për t’i dhënë fund spekulimeve, Mia Khalifa komentoi në një postim viral me vetëm nëntë fjalë: “Është AI, unë nuk do të mbaja kurrë një kapele të ‘Team USA’”. Ndërsa Mia u distancua qartë nga fotografia, Lana Rhoades zgjodhi ta trajtojë situatën me humor. Ajo publikoi të njëjtin imazh në rrjetet sociale dhe shkroi me ironi: “Dola për të mbështetur vendin tim në Botëror”.
Edhe pse fotografia rezultoi të ishte e manipuluar me AI, komentet në rrjetet sociale nuk munguan. Një përdorues shkroi me shaka: “Tani e kuptoj pse Paraguai po luante vetëm në gjysmën e fushës, lojtarët ishin të shpërqendruar duke parë tribunën VIP”. Një tjetër shtoi: “Tani e di pse po fitonte SHBA-ja”. Historia u kthye shpejt në një nga temat më të komentuara në internet, duke treguar edhe një herë se sa lehtë imazhet e krijuara nga inteligjenca artificiale mund të ngatërrojnë publikun dhe të bëhen virale brenda pak orësh.
PANORAMASPORT.AL













