U zgjodh lojtari më i mirë i muajit/ Mara nuk përmbahet, asist dhe gol në triumfin e Dinamos (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2026 | 21:29

U zgjodh lojtari më i mirë i muajit/ Mara nuk përmbahet, asist dhe gol në triumfin e Dinamos (VIDEO)

Uerdi Mara po kalon një moment të artë në elitën e futbollit gjeorgjian me fanellën e Dinamo Batumit.

mara

Ish-mesfushori i Skënderbeut, së fundmi u zgjodh lojtari më i mirë i muajit maj, ndërkohë që mbrëmjen e sotme rrëmbeu sërish skenën, duke dhuruar asist dhe duke shënuar në triumfin 2 me 3 që skuadra e tij arriti në transfertë ndaj Torpedo Kutaisit.

bandicam 2026-06-17 21-23-16-701

Ky triumf e ka ngjitur ekipin e Marës në vendin e tretë me 27 pikë, 5 më pak se kryesuesit e Rustavit. Me këtë realizim futbollisti maliqar u ngjit në kuotën e 3 golave në kampionat, ndërkohë që gjithashtu ka dhënë edhe 7 asiste.

ASISTI DHE GOLI I MARËS: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL