Postuar: Qershor 17, 2026 | 20:38
ZYRTARE/ Besa me pretendime, shtang rivalët me afrimin e fundit nga Superiorja
Manfredas Ruzgis është prezantuar nga Besa. 29-vjeçari e mbylli me Vorën ku pati sezon të vështirë për shkak dëmtimesh.

Në Kategorinë e Parë shpërthente në sezonin 2024/25. Asokohe shënoi 24 gola në kampionat.
Ekipi i Gugash Maganit përforcohet kështu me element të rëndësishëm. Synim është rikthimi mes më të mirëve.
Njoftimi i Besës:
“Manfredas Ruzgis verdhezi. Ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me sulmuesin Manfredas Ruzgis, i cili bashkohet me ne për aventurën e re në futbollin shqiptar.
Ruzgis vjen pas aventurës me Vorën në Superligë dhe pritet të jetë një vlerë e shtuar për ekipin tonë”.
PANORAMASPORT.AL













