Postuar: Qershor 17, 2026 | 19:51
Egnatia humbet ndaj bullgarëve, ish-lojtari i Partizanit dhe Albanese tundin rrjetën për kampionët e Shqipërisë
Egnatia u mposht nga CSKA 1948 me rezultatin 3-2. Ndaj ekipit të Sofjes shënuan Alesandro Albanese dhe Mal Junuzi.

Sfida u luajt në Bansko të Bullgarisë ku Egnatia ndodhet për fazën përgatitore. Trajnerit Nevil Dede i shërbeu për të parë edhe gjendjen e lojtarëve të rinj.
Kujtojmë se janë transferuar Jurguens Montenegro, Alesandro Kacbufi, Geralb Smajli, Eneo Bitri dhe Andrej Jago. Ekipi kampion i Shqipërisë do të përforcohet edhe me elementë të tjerë.
Egnatia ishte me fat në shortin e Ligë së Kampioneve. Përballë në turin e parë do të ketë ekipin e Petrokub.
PANORAMASPORT.AL













