Lajm i zi: Tronditet bota e futbollit, ndërron jetë trajneri i njohur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2026 | 20:04

Lajm i zi: Tronditet bota e futbollit, ndërron jetë trajneri i njohur

Bota e futbollit është tronditur pasi ka ndërruar jetë trajneri Erik Roi. Francezi vdiq në moshën 58-vjeçare, ndërsa po luftonte me kancerin.

Screenshot 2026-06-17 200355

Roi ishte trajner i Brest në Francë që nga janari i vitit 2023. Më parë ishte drejtor sportiv i Uatford dhe Lens. Po ashtu si drejtor, por edhe trajner, punonte te Nis.

I lindur në Nis ishte një nga trajnerët më të njohur të kampionatit francez. Ndarja e tij nga jeta i pikëlloi të gjithë.

Karrierën si futbollist ndërkohë e kishte fokusuar në Francë. Eksperiencat e vetme jashtë vendit i kaloi me Rajo Vajekanon në Spanjë dhe Sandërlend në Angli.

PANORAMASPORT.AL