Përfundon ndeshja e Vllaznisë, kuqeblutë me 11 mungesa nga sezoni i fundit i falen golit të lojtarit nga akademia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2026 | 20:32

Përfundon ndeshja e Vllaznisë, kuqeblutë me 11 mungesa nga sezoni i fundit i falen golit të lojtarit nga akademia

Vllaznia dhe Deçiq e kanë mbyllur me barazim 1-1 sfidën miqësore. Takimi mes dy skuadrave që do luajnë në Europë u zhvillua në stadiumin “Loro Boriçi”.

Screenshot 2026-06-17 202502

Për Vllazninë ishte Gerald Kubazi që tundi rrjetën në fillimin e pjesës së parë. Deçiq barazoi në fraksionin e dytë.

Të paktën 11 lojtarë, që ishin pjesë e edicionit të fundit, munguan në miqësoren e sotme. Bëhet fjalë për Gjinin, Bismark, Dodajn, Bajramin, Salën, Jagon, Hakajn, Malën, Krymin, Kallakun dhe Kastratin. Ndaj edhe trajneri Martini provoi lojtarë të rinj.

Kuqeblutë e kishin testin e parë miqësor në kuadër të sezonit të ri. Përballë Vllaznisë në turin e parë të Ligës së Konferencës do të jetë Malisheva.

PANORAMASPORT.AL