Besa e Maganit bëhet e frikshme, transferon sulmuesin që shpërtheu me 24 gola në Kategorinë e Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2026 | 20:19

Besa e Maganit bëhet e frikshme, transferon sulmuesin që shpërtheu me 24 gola në Kategorinë e Parë

Besa po punon për të qenë sa më konkurruese në sezonin e ardhshëm. Zërat e merkatos tregojnë se është arritur akordi me Manfredas Ruzgis.

ruzgis

Sulmuesi i lindur në Gjermani dhe që luan për Lituaninë do të ishte transferim i bujshëm. 29-vjeçari sapo e mbylli me Vorën ku pati sezon të vështirë për shkak dëmtimesh.

Në Kategorinë e Parë shpërthente në sezonin 2024/25. Asokohe shënoi 24 gola në kampionat.

Ekipi i Gugash Maganit përforcohet kështu me element të rëndësishëm. Synim është rikthimi mes më të mirëve.

PANORAMASPORT.AL