Postuar: Qershor 17, 2026 | 21:20
ZYRTARE/ Regi Lushkja surprizon me të ardhmen, prezantohet te skuadra e…
Regi Lushkja ka surprizuar me të ardhmen, teksa do të vazhdojë karrierën në Emiratet e Bashkuara Arabe ku ka firmosur për skuadrën e Al Dhafras. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet faqes zyrtare.

Vlen të theksohet fakti se mesfushori kavajas së fundmi ishte pjesë e Traktorit në Iran, ndërkohë që do të nisë një aventurë të re në Emiratet e Bashkuara Arabe. Te skuadra e Al Dhafras, Lushkja, do të ketë trajner kroatin Alen Horvat.
PANORAMASPORT.AL













