Ironia e kampionit, Mbape: Më kritikojnë? OK, do të luaj deri në 80 vjeç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2026 | 21:34

Ironia e kampionit, Mbape: Më kritikojnë? OK, do të luaj deri në 80 vjeç

Autor i një dygolëshi të martën me “Les Bleus” kundër Senegalit që e lejon atë të bëhet golashënuesi rekord në skuadrën franceze, Kilian Mbape beson se ky sukses do të japë “qetësi”. Dhe ai nuk e sheh performancën e tij sot si një “hakmarrje” ndaj kritikave ndaj tij. “Unë nuk mendoj se jemi plotësisht në rrugën e duhur, por është gjithmonë e rëndësishme të fi llosh mirë garat, kjo jep pak më shumë qetësi, edhe nëse nuk je kurrë i qetë në një Kupë Bote.

mbape

E pamë me ekipet e tjera, është e komplikuar të fillosh me një fi tore, të gjitha skuadrat e dinë që Kupa e Botës është unike, të gjithë duan të fi tojnë dhe të japin një imazh të mirë të vendit të tyre. Sot (të martën) nuk ishte një ndeshje e lehtë, por ne e dimë se në çdo kohë mund të shënojmë dhe të bëjmë diferencën, kështu që kjo na ndihmon. Nuk ka hakmarrje.

Nëse fi lloj të luaj për të gjithë njerëzit që më kritikojnë dhe më pas heshtin, duhet të luaj deri në moshën 80 vjeç. Unë luaj për të bërë histori për vendin tim dhe për t’u siguruar që skuadra ime të jetë në fi nale dhe të fi tojë Kupën e Botës. Pjesa tjetër do të jetë gjithmonë pjesë e karakterit tim dhe karrierës sime si lojtar. Është vetëm një ndeshje e grupit të parë.

Pavarësisht nëse njerëzit zemërohen ose kritikojnë, ne duhet të qëndrojmë gjithmonë të ftohtë, stoikë në atë që duhet të bëjmë. Gjithçka shkon shumë shpejt në një Kupë Bote, ne tashmë kemi ndeshjen kundër Irakut në gjashtë ditë ku duhet të fi tojmë për t›u kualifi kuar” ka përfunduar ai.

PANORAMASPORT.AL