Italia jashtë Botërorit, Klaudia Romani argëtohet me tifozët e Arabisë Saudite: Futbollin e kam në zemër
Klaudia Romani po shijon atmosferën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë Kupës së Botës, edhe pse Italia e saj e dashur nuk arriti të sigurojë një vend në turne për herë të tretë radhazi. “Azzurrët” u eliminuan në mënyrë dramatike nga Bosnja në ndeshjen vendimtare të “play off”-it më dhe po e ndjekin kompeticionin nëpërmjet televizorit.

Megjithatë, mungesa e Italisë nuk e pengoi Romanin të udhëtonte drejt Majamit për të përjetuar nga afër emocionet e Kupës së Botës. Ylli i njohur i rrjeteve sociale publikoi disa fotografi nga eksperienca e saj, ku shfaqej pranë një topi futbolli, si edhe duke kaluar momente argëtuese me një mikeshë në një lokal. Në postimin e saj ajo shkroi: “Kam qenë në Gjermani gjatë Kupës së Botës kur Italia triumfoi… Këtë herë Italia mungon, por gjithsesi gjithçka është magjike.

Atmosfera është vërtet unike. Jam argëtuar shumë me shoqen time, kam takuar shumë tifozë të Arabisë Saudite dhe, mbi të gjitha, kam parë dashurinë që njerëzit kanë për sportin më të bukur në botë. Do të jem gjithmonë një vajzë që e ka futbollin në zemër”. Klaudia Romani më parë ishte arbitre e licencuar për kategoritë inferiore në Itali.
Megjithatë, karriera e saj si gjyqtare mori fund pasi u përball me kritika për pozimin publik me fanellën e AC Milanit, gjë që u konsiderua e papërshtatshme për një arbitre profesioniste. Që atëherë, ajo ka ndërtuar një bazë të madhe ndjekësish në rrjetet sociale. 44-vjeçarja numëron rreth 1.2 milionë ndjekës në “Instagram”, ndërsa postimi i saj më i fundit mori menjëherë reagime pozitive nga fansat.
PANORAMASPORT.AL













