Kontrastet e Botërorit, çfarë ndodhi në javën e çmendur
Si asnjëherë më parë, 4 barazime në një ditë. Kupa e Botës FIFA 2026 ka nisur dhe, me dhjetëra kombëtare që garojnë në 16 qytete të shpërndara në tri vende për trofeun më të madh të futbollit, nuk pritet të mungojë drama brenda dhe jashtë fushës. Dhe tashmë ka pasur plot të tilla — shumica të lidhura me kartonët e kuq, gjyqtarët dhe çmimet e biletave.

Më poshtë mund të njiheni me disa nga polemikat më të mëdha të këtij turneu katërvjeçar, i cili do të zgjasë deri më 19 korrik.
Gjyqtari mohon gjestin e “supremacisë së bardhë”
Gjyqtari australian Shaun Evans u detyrua të mohonte se kishte bërë një simbol nacionalist të bardhë gjatë transmetimit televiziv të ndeshjes së së dielës mes Gjermanisë dhe Kuraçaos. Evans shërbente si një nga gjyqtarët e VAR-it në qendrën e transmetimit të Kupës së Botës në Dallas.

Kur kamerat u fokusuan te ai, Evans formoi një rreth me gishtin e madh dhe treguesin, ndërsa gishtat e tjerë i mbajti të shtrirë. Ky gjest, që ngjan me shenjën “OK” të përmbysur, është përvetësuar nga grupe supremaciste të bardha, sipas Anti-Defamation League, e cila e klasifi koi atë si simbol urrejtjeje në vitin 2019. Sipas raportimit të “The Athletic”, organizata Fare, e cila monitoron thirrjet raciste dhe diskriminuese, e akuzoi Evansin për “transmetim të qëllimshëm të një simboli neo-nazist të ekstremit të djathtë” dhe i kërkoi FIFA-s të ndërhynte.
“Është e qartë se ky zyrtar nuk duhet të ketë më asnjë rol në këtë Kupë Bote”, deklaroi grupi. Pas një hetimi të mëvonshëm, FIFA tha se nuk kishte gjetur “asnjë provë për shkelje të Kodit Disiplinor të FIFA-s”. Evans deklaroi se bëhej fjalë për një “lëvizje të pavullnetshme”. “Nuk kam bërë qëllimisht asnjë gjest apo simbol për të përcjellë ndonjë mesazh, lidhje, lojë apo bindje të çfarëdo lloji,” tha ai.
– “Shpjegimi i vetëm që mund të jap është se lëvizja ishte një dridhje e pavullnetshme dhe nënndërgjegjshme, dhe nuk isha i vetëdijshëm që e bëra në atë moment. Pamjet e marra më vonë gjatë ndeshjes tregojnë se e përsërita këtë lëvizje shumë herë ndërsa mbaja një stilolaps mes gishtave”, tha ai.
Trajneri i Iranit ankohet për SHBA-në
Trajneri i kombëtares së Iranit tha se ekipi i tij u urdhërua të hipte në avion për në Meksikë vetëm pak minuta pasi barazoi 2–2 me Zelandën e Re dhe se ai beson se skuadra e tij është “më e shtypura në Kupën e Botës”. Cikli i Kupës së Botës për Iranin ka qenë i trazuar që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën luftën kundër Iranit më 28 shkurt. Trajneri Amir Galenoei tha se kishin planifi kuar të kalonin natën e së hënës në Kaliforni për të përfi tuar nga procesi normal i rikuperimit pas ndeshjes së parë, por pas takimit u njoftuan se duhej të hipnin menjëherë në një avion për udhëtimin prej rreth 225 kilometrash drejt Tijuanës. “As nuk na dhanë kohë të rikuperoheshim,” tha Galenoei përmes një përkthyesi në konferencën për shtyp pas ndeshjes.
“Pas ndeshjes së djeshme na thanë: ‘Duhet të largoheni menjëherë’. Për ne është shumë e rëndësishme të kemi kohë për rikuperim, por na kërkuan të hipnim në avion dhe të ktheheshim në kampin tonë në Tijuana, dhe kjo na ka shqetësuar shumë”, tha ai. Para turneut, federata iraniane e futbollit e zhvendosi kampin bazë të ekipit nga Arizona në Meksikë për shkak të pasigurive rreth vizave amerikane gjatë konfliktit me Iranin, deklaroi për “Reuters” ambasadori iranian në Meksikë.
Ndeshja hapëse regjistron më shumë kartonë të kuq në 20 vjet
Kupa e Botës 2026 shkaktoi polemika që në ndeshjen hapëse mes Afrikës së Jugut dhe Meksikës në Meksiko Siti, pasi tre futbollistë u përjashtuan me karton të kuq. Sipas rregullores, këta lojtarë — Spepelo Sitole dhe Temba Zuane nga Afrika e Jugut, si dhe Sezar Montes nga Meksika do të pezullohen për ndeshjet e ardhshme. Ishte numri më i madh i kartonëve të kuq në një ndeshje të Kupës së Botës që nga viti 2006, kur katër lojtarë u përjashtuan në atë që u bë e njohur si “Beteja e Nurembergut” mes Portugalisë dhe Holandës. Në Kupën e fundit të Botës në Katar më 2022, vetëm katër kartonë të kuq u dhanë gjatë gjithë turneut.
Gjyqtarit somalez iu mohua hyrja në SHBA
Omar Artan, një gjyqtar nga Somalia, nuk u lejua të hynte në SHBA pasi u ndalua në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit nga autoritetet amerikane të doganës dhe mbrojtjes kufi tare, të cilat përcaktuan se ai ishte “i papranueshëm për shkak të shqetësimeve gjatë verifi kimit të sigurisë”. Sipas “Yahoo Sports”, një zyrtar amerikan tha se Artan nuk u lejua të hynte në vend për shkak të “lidhjeve me persona të dyshuar si anëtarë të organizatave terroriste”.
Somalia është një nga afro 40 vendet, qytetarët e të cilave përballen me kufi zime hyrjeje në SHBA si pjesë e politikave të administratës Tramp kundër emigracionit. Artan i tha Neë York Times se kishte “vizën e duhur” dhe se ishte “jashtëzakonisht i zhgënjyer”. “Jam thjesht një gjyqtar që po përpiqet të jetojë ëndrrën e tij, ëndrrën më të madhe të jetës sime, të vij në Kupën e Botës,” tha ai. Që atëherë ai është kthyer në Mogadishu, kryeqytetin e Somalisë, ku u prit nga mijëra mbështetës në një stadium. Ai është zotuar se do të marrë pjesë në Kupën e ardhshme të Botës, e cila është planifi kuar të zhvillohet në Spanjë, Portugali dhe Marok në vitin 2030.
FIFA fajëson tifozët për vendet bosh
Pavarësisht çmimeve rekord, biletat e Kupës së Botës vazhdojnë të kenë kërkesë të lartë. Megjithatë, jo të gjitha ndeshjet janë shitur plotësisht. Gjatë javës së parë të turneut, fotografi që u bënë virale treguan zona të mëdha me vende bosh në një ndeshje mes Koresë së Jugut dhe Republikës Çeke në Guadalajara të Meksikës, duke e shtyrë FIFA-n të lëshonte një deklaratë ku thuhej se stadiumi ishte pothuajse i mbushur dhe se disa tifozë “qëndronin në korridoret e stadiumit në vend që të rrinin në vendet e tyre të caktuara gjatë gjithë ndeshjes”. “Shifrat zyrtare të pjesëmarrjes pasqyrojnë numrin e biletave të skanuara dhe të spektatorëve të pranishëm brenda perimetrit të stadiumit, dhe jo vlerësime vizuale të zënies së vendeve në çdo moment të ndeshjes,” tha FIFA.
Zona të mëdha me vende bosh u raportuan gjithashtu në ndeshjet mes Zvicrës dhe Katarit, si dhe mes Japonisë dhe Holandës. Sipas “The Athletic”, në disa raste vullnetarët u detyruan të zinin vendet bosh. Organizata tha se kishte shitur më shumë se 6 milionë bileta për Kupën e Botës. Kur biletat dolën në shitje vjeshtën e kaluar, më të lirat për ndeshjet e fazës së grupeve kushtonin 140 dollarë, krahasuar me 69 dollarë në Kupën e Botës 2022 në Katar. Sipas “Associated Press”, biletat për fi nalen e Kupës së Botës më 19 korrik në Nju Xhersi fi llimisht u ofruan deri në 8,680 dollarë. Më pas çmimet u rritën në 10,990 dollarë dhe më vonë në 32,970 dollarë. Në krahasim, bileta më e shtrenjtë për fi nalen e vitit 2022 kushtonte rreth 1,600 dollarë.
PANORAMASPORT.AL













