Nga Bylykbashi te sulmi aktual/ Kriza te Partizani, 21 vite pa “Këpucën e Artë”
Partizani është një nga klubet më të mëdha në historinë e futbollit shqiptar dhe ndër vite ka pasur në radhët e tij shumë futbollistë që kanë lënë gjurmë me golat dhe paraqitjet e tyre. Megjithatë, ekziston një statistikë interesante që vazhdon të mbetet e pandryshuar prej më shumë se dy dekadash.

Lojtari i fundit i Partizanit që është shpallur golashënuesi më i mirë i Kategorisë Superiore mbetet Dorian Bylykbashi. Fantazisti i njohur realizoi plot 24 gola gjatë sezonit 2004-2005, duke fituar “Këpucën e Artë” të futbollit shqiptar dhe duke u bërë një nga protagonistët kryesorë të atij edicioni. Ishte një sezon i jashtëzakonshëm për Bylykbashin, i cili jo vetëm shënonte me vazhdimësi, por ishte edhe pika e referimit në lojën sulmuese të skuadrës së kuqe. Që nga ai moment kanë kaluar më shumë se 20 vite.
Gjatë kësaj periudhe, Partizani ka fi tuar trofe, ka marrë pjesë në kupat europiane dhe ka nxjerrë shumë futbollistë cilësorë, por nuk ka arritur të ketë më një lojtar që të mbyllë kampionatin si golashënuesi më i mirë. Kjo është një statistikë që tërheq vëmendjen, sidomos kur bëhet fjalë për një klub me historinë dhe ambiciet e Partizanit.
Natyrisht, gjatë këtyre viteve nuk kanë munguar sulmuesit që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm. Megjithatë, askush nuk ka arritur të përsërisë atë që realizoi Bylykbashi në sezonin 2004-2005. Tashmë, te Partizani shpresojnë që kjo pritje të marrë fund në sezonet e ardhshme.
ORGANIKA AKTUALE
Në organikën aktuale të skuadrës ndodhen dy futbollistë që kanë profi lin për të qenë protagonistë në garën e golashënuesve. Bëhet fjalë për Xhuliano Skukën dhe Tedi Keko. Të dy janë futbollistë që dinë të shkojnë te goli dhe që kanë treguar në të kaluarën se mund të jenë vendimtarë në repartin ofensiv. Skuka mbetet një nga emrat më të rëndësishëm të futbollit shqiptar dhe një sulmues që ka treguar aftësitë e tij si në Superiore, ashtu edhe jashtë vendit. Instinkti para portës dhe lëvizjet në zonë e bëjnë një armë shumë të rëndësishme për Partizanin.
Edhe Keko ka cilësi që e ndihmojnë të jetë i rrezikshëm në fazën sulmuese. Shpejtësia, depërtimet dhe aftësia për të fi nalizuar aksionet janë elementë që mund t’i sjellin skuadrës shumë gola gjatë sezonit. Megjithatë, sezoni i kaluar nuk ishte i lehtë për asnjërin prej tyre. Si Skuka, ashtu edhe Keko u penalizuan ndjeshëm nga problemet fi zike.
Dëmtimet i detyruan të mungonin në një numër të konsiderueshëm ndeshjesh dhe kjo ndikoi drejtpërdrejt në statistikat e tyre personale. Kur një sulmues humbet vazhdimësinë, bëhet shumë më e vështirë të rivalizojë për vendet e para në renditjen e golashënuesve.
SKUKA-KEKO- Por dëmi nuk ishte vetëm individual. Mungesa e tyre ndikoi edhe te Partizani, i cili në shumë ndeshje u privua nga dy prej armëve kryesore në repartin ofensiv. Pesha e Skukës dhe Kekos në skuadër është e njohur. Kur ata janë në formën më të mirë, Partizani fi ton më shumë forcë në sulm dhe bëhet një skuadër më e rrezikshme për çdo kundërshtar.
Pikërisht për këtë arsye, një nga objektivat kryesorë të sezonit të ardhshëm do të jetë ruajtja e gjendjes fi zike të lojtarëve më të rëndësishëm. Nëse Skuka dhe Keko arrijnë të zhvillojnë një sezon pa probleme të mëdha fi zike, atëherë mund të synojnë shifra shumë më të larta sesa ato të edicionit të kaluar.
Kjo do të ishte në të mirë jo vetëm të tyre, por edhe të skuadrës. Partizani ka nevojë për gola për të rikthyer ambiciet e tij në nivelet më të larta. Dhe zakonisht skuadrat që luftojnë për trofe kanë gjithmonë futbollistë që prodhojnë statistika të rëndësishme në fazën sulmuese. Mbetet për t’u parë nëse sezoni i ardhshëm do të sjellë fundin e një pritjeje që zgjat prej më shumë se 20 vitesh. Nga dita kur Dorian Bylykbashi ngriti “Këpucën e Artë”, asnjë lojtar i Partizanit nuk ka arritur ta përsërisë atë sukses. Tashmë, shpresat e tifozëve të kuq mbështeten te emra si Skuka dhe Keko.
Dy futbollistë që kanë cilësinë, eksperiencën dhe potencialin për të sfi duar për kreun e golashënuesve. Nëse arrijnë të qëndrojnë larg dëmtimeve dhe të gjejnë vazhdimësi në lojë, atëherë Partizani mund të ketë më në fund një kandidat serioz për të rikthyer “Këpucën e Artë” në Arenën e Demave pas më shumë se dy dekadash.
EJGI ÇABELI – PANORAMASPORT.AL













