VIDEO/ Lotët e Mesit “pushtuan” rrjetin, zbulohet arsyeja e vërtetë pse kapiteni i Argjentinës qau pasi shënoi golin e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2026 | 9:39

VIDEO/ Lotët e Mesit “pushtuan” rrjetin, zbulohet arsyeja e vërtetë pse kapiteni i Argjentinës qau pasi shënoi golin e parë

Lionel Mesi shkëlqeu me tripletë kundër Algjerisë në ndeshjen e parë të Kupës së Botës, por ajo që mori vëmendjen ishin lotët e kapitenit të Argjentinës pasi shënoi golin e parë. mesi

Menjëherë nisën spekulimet në rrjet se kush ishte arsyeja që “Pleshti” të shpërthente në lot. Media gjermane BILD raporton se babai i tij Jorge (68 vjeç), nuk është mirë nga gjendja shëndetësore. Ai po lufton me një sëmundje të rëndë që nga janari, për të cilën thuhet se ka marrë trajtim në Evropë dhe SHBA. Gjendja e Jorges thuhet se u përkeqësua pak para fillimit të turneut.

Për vite me radhë, babai i tij drejtoi negociatat për të birin, si me klubet ashtu edhe me sponsorët. Mesi ka theksuar vazhdimisht se sa të rëndësishëm ishin prindërit e tij për të dhe për karrierën e tij.

PANORAMASPORT.AL