VIDEO/ Në fushë edhe një ish i Superiores, Gana fiton me drithërima në shtesë përballë “Los Canaleros”
Gana ka siguruar tre pikët në mënyrë dramatike në ndeshjen e parë të saj në fazën në grupe të Kupës së Botës, pasi ka mundur me shifrat minimale 1-0 ekipin e Panamasë.

Afrikanët e drejtuar nga Karlos Kueiroz krijuan më shumë lojë dhe raste se skuadra nga Amerika Qendrore, por nuk po arrinin të gjenin rrugën e rrjetës. Ndërkohë, “Los Canaleros” kontrolluan më shumë mbajtjen e topit në pjesën e dytë, të lumtur që po merrnin të paktën një pikë në këtë ndeshje hapëse.
Por momenti dramatik erdhi në minutat shtesë, kur Tomas-Asante gjeti hapësirë në të majtën për të pasuar për Jirenki, me këtë të fundit që shtyu topin në rrjetë duke shënuar golin e fitores 1-0.
Goli i Jirenki (VIDEO)
Duhet theksuar se në fushë në minutën e 78 hyri edhe një futbollist i cili në të kaluarën ka luajtur në kampionatin shqiptar. Mesfushori Kuasi Sibo, i cili ka veshur fanellën e Skënderbeut ku ishte disa muaj huazim nga Uatfordi në vitin 2019, është mes lojtarëve të ftuar nga Gana në këtë turne dhe bëri kësisoj debutimin e tij në skenën më të rëndësishme të futbollit botëror.

STATISTIKAT SIPAS SOFASCORE
PANORAMASPORT.AL













