ZYRTARE/ Asnjë gol dhe asist, Teuta njofton largimin e sulmuesit pas vetëm një sezoni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2026 | 10:36

ZYRTARE/ Asnjë gol dhe asist, Teuta njofton largimin e sulmuesit pas vetëm një sezoni

Teuta vijon me spastrimet nga ekipi qëkur trajneri Edlir Tetova mori drejtimin e skuadrës.

Rooney Eva Archives - KF Teuta

Durrsakët kanë njoftuar largimin e sulmuesit Runi Eva pas vetëm një sezoni. Ai u afrua nga Bylisi në 2025-ën dhe tashmë largohet nga bregdetarët.

Kamerunasi u aktivizua në 15 ndeshje me Teutën, por nuk arriti të shënonte asnjë gol dhe as të kontribuonte me asist.

NJOFTIMI I PLOTË

KF Teuta njofton mbylljen e bashkëpunimit me sulmuesin Rooney Eva, i cili nga sot nuk do të jetë më pjesë e ekipit.

E falënderojmë lojtarin për kontributin e dhënë me fanellën e Teutës dhe i urojmë suksese në vazhdim të karrierës së tij.

PANORAMASPORT.AL