VIDEO/ Djali i vogël shpërtheu në lot pas humbjes, tifozët kolumbianë bëjnë gjestin e jashtëzakonshëm për të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2026 | 10:54

VIDEO/ Djali i vogël shpërtheu në lot pas humbjes, tifozët kolumbianë bëjnë gjestin e jashtëzakonshëm për të

Një fëmijë i vogël, tifoz i Uzbekistanit shpërtheu në lot pas humbjes kundër Kolumbisë në ndeshjen e Kupës së Botës.

sfdd

I veshur me të kuqe, djali filloni të qante ndërsa mbante fort një replikë simbolike të trofeut të Kupës së Botës, duke shikuar drejt fushës.

Shqetësimi dhe pikëllimi në fytyrën e tij nuk kaluan pa u vënë re nga tifozët përreth. Në veçanti, mbështetësit e Kolumbisë panë gjendjen e djalit dhe nuk e lanë vetëm.

Pamjet që po qarkullojnë në rrjet tregojnë tifozët kolumbianë që mblidhen rreth tij, duke i përkëdhelur kokën dhe shpatullat për të ofruar mbështetje. Për ta ngushëlluar tifozin e vogël, ata kënduan njëzëri: “Uzbekistan! Uzbekistan!”

Ky gjest ishte i papritur për djalin. Edhe pse në fillim nuk mundi t’i ndalte lotët, ai ndjeu ngrohtësinë dhe mbështetjen e sinqertë të njerëzve përreth tij.

PANORAMASPORT.AL