VIDEO/ Nuk arriti të shihte himnin e Anglisë, Tuhel ankohet dhe i bën thirrjes FIFA-s: Fotografët “shkatërruan” një moment emocional

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2026 | 12:15

VIDEO/ Nuk arriti të shihte himnin e Anglisë, Tuhel ankohet dhe i bën thirrjes FIFA-s: Fotografët “shkatërruan” një moment emocional

Tomas Tuhel i ka bërë thirrje FIFA-s të ndërhyjë duke u ankuar se fotografët “shkatërruan” atë që ishte një “moment emocional” i himnit të tij të parë kombëtar të Anglisë në një Kupë Bote.TUHELLTrajneri i Anglisë pretendoi se një “grup” fotografësh i bllokuan pamjen e lojtarëve të tij duke kënduar “God Save The King” para ndeshjes hapëse të turneut kundër Kroacisë. Tuhel, i cili udhëhoqi Anglinë drejt një fitoreje 4-2 atë natë, shprehu zhgënjimin e tij pas ndeshjes në stadiumin AT&T në Arlington.

“Duhet t’ju them diçka, po i lutem FIFA-s të ndryshojë pozicionin e fotografëve në himnin kombëtar sepse nuk mund ta shihja ekipin tim në himnin kombëtar. Po e prisja këtë moment. Ishte një moment shumë, shumë i veçantë dhe po qëndroja para një muri me 50 fotografë, gjysmë metri larg, dhe nuk mund të shihja asnjë lojtar të vetëm. Kjo më prishi pak përvojën”, deklaroi gjermani.

PANORAMASPORT.AL